KQZ - 30.04.2019

Hedhet shorti për zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e sotme ka bërë  tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve të subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore.

Në bazë të shortit renditja e kandidatëve do të bëhet si në vijim:

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 60

Partia demokratike e Kosovës 61

Lista Serbe 62

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë:

Leposaviq – Fisnik Veseli

Zubin Potok – Liridona Kahrimani

Zveçan – Avdi Peci

Mitrovicë e Veriut – Erden Atiq

Kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të jenë:

Leposaviq – Shaqir Hetemi

Zubin Potok – Hysen Mehmeti

Zveçan – Ilir Peci

Mitrovicë e veriut – Gonxhe Çaushi

Kandidatët e Listës Serbe do të jenë:

Kandidati për kryetar të Zveçanit – Vuçina Jankoviq

Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Leposaviqit – Zoran Todiq

Kandidati i Listës Serbe për kryetarë të Mitrovicës së Veriut – Goran Rakiq

Kandidati i Listës Serbe për Zubin Potok – Sedjan Vuloviq

KALLXO.com transmetoi live hedhjen e shortit – LINK