Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit

Haziri: Të Dhimbshme Shkëmbimet e Territoreve

Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Gjilanit ka thënë se deri sot nuk kemi parë vullnet nga ana e Serbisë për ta përfunduar dialogun, por vetëm për ta zhagitur deri në pafundësi.

Sipas Hazirit, problemi i Kosovës me Serbinë është territorial.

Moszgjidhja e problemit të qytetarëve në Preshevë, Medvexhë e Bujanoc dhe ndarjet e shkëmbimi i terriroreve, Haziri i cilësoi të dhimbshme.

“Ndarjet janë të dhimbshme dhe shkëmbimi i territoreve është i dhimbshëm”, tha Haziri.

Ai tregoi se LDK-ja mbështet dialogun.

“LDK mbështet procesin e dialogut dhe jemi të gatshëm me qenë pjesë e konsensusit, ngase LDK beson që gjithçka mund të zgjidhet me dialog”, tha Haziri.

Konferenca në lidhje me fazën finale të dialogut u organizua nga Instituti Kërkimor për Çështje të Europiane dhe të Zhvillimit në bashkëpunim me Grupin për Hulumtim të Politikave në Ballkan.