Haskuka: Po Frikohen t’i Numërojnë Votat Me Kusht

Mytaher Haskuka, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje që prin në garën për Prizrenin ka shkruar sot në Facebook se duhet të kryhet numërimi i votave në Prizren, para rinumërimit.

Si mund të bëhet rinumërimi pa e përfunduar numërimin?”, ka pyetur Haskuka.

Ai më tutje ka konstatuar se ata që thonin se votat me kusht do ta ndërrojnë rezultatin, po frikësohen t’i numërojnë ato vota.

“Thonin që votat me kusht do të përmbysin rezultatin, e tash frigohen me numru votat me kusht. Pse nuk po lejoni me i numru votat me kusht?”, pyeti përsëri Haskuka.

Vazhdimin e numërimit të votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta e kërkoi sot edhe Vetëvendosja në një konferencë për gazetarë.

http://kallxo.com/vetevendosje-te-paligjshme-flete-arrestet-per-deputetet/

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëroi KQZ-në që t’i rinumërojë plotësisht votat në Prishtinë e Prizren dhe pjesërisht në Dragash e Rahovec, ndërsa numërimi i votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta do të vazhdojë vetëm në komunat ku nuk ka ankesa.

http://kallxo.com/kqz-miraton-vendimin-e-pzap-per-rinumerim-ne-prishtine-e-prizren/

Rinumërimi i votave nuk ka nisur pasi Vetëvendosja është ankuar në Gjykatën Supreme.