Takimi Haradinaj- Thaçi | Foto: ZKM

Haradinajt flet për injorimin e Thaçit: Nëse ka ndonjë të re, le ta bisedojmë

Presidenti Thaçi po vazhdon ta “injoroj” Kryeministrin Ramush Haradinaj sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Presidenti Thaçi pas kthimit të djeshëm nga Parisi ku u takua me lider të ndryshëm botëror, përfshi këtu presidentin e SHBA-së, Donald Trump, atë të Rusisë, Vladimir Putin e kancelaren gjermane, Angela Merkel, tha se e ka lajmëruar kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli për këto takime, ndërsa për sot tha se do ta takoj edhe Fatmir Limajn si kryesues i grupit negociator të Kosovës. Mirëpo nuk e kishte përmendur fare kryeministrit Haradinajt.

E ky fakt nuk po paraqet problem për kryeministrit e vendit.

I pyetur nga KALLXO.com, Haradinaj tha se: “Nuk e di nëse z. Thaçi ka diçka të re me bisedu. Nëse ka diçka të re e është me rëndësi do të ishte mirë që të bisedojmë, nëse s’ka. Nuk shoh ndonjë mungesë të shkëmbimit të informatave. Kam pasur bisedë me Pacollin si është kthyer nga Parisi. Jam takuar me z.Veseli dje, jam takuar me z.Limaj sot dhe ato çka kam pas interes me i ditë, i di”, tha Kryeministri Haradinaj sot para gazetarëve.