Instituti Demokratik i Kosovës debaton për të ardhmen politike nën moton “Viti i ri, dialogu i vjetër”

Nën moton “ Viti i ri, dialogu i vjetër” pjesë e këtij diskutimi ishin: Agron Bajrami, kryeredaktor në Koha ditore, Miodrag Miliceviq, drejtor ekzekutiv i OJQ AKTIV dhe Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në DPC.

Në këtë debat u diskutua për mos dakordimin mes partive për dialogun, rënia e qeverisë Hoti, marrëveshja në Washington, çfarë do ndodhë me atë marrëveshje në qeverinë e ardhshme, angazhimi i BE-së në dialog, tema për të  pagjeturit, zgjedhjet e reja, qasja e administratës së re amerikane, si dhe njohja nga ana e Serbisë si finalizim i dialogut.

Agron Bajrami nga Koha Ditore tha se vendimi i mbrëmshëm i Gjykatës Kushtetuese është i vonuar, kurse për dialogun tha se mbetet e paqartë si do procedohet tutje me marrëveshjen e nënshkruar në Washington.

“Vendimin e  Gjykatës Kushtetuese e kam parë si të vonuar për ta adresuar një çështje me kaq prioritet, si në rastet e të kaluarës, ai me zgjedhjen e Behxhet Pacollit si President. Sa i përket dialogut, ai prodhoi një marrëveshje në Washingon, e cila mbetet ende e paqartë sa i përket zbatimit të saj, por  ajo që dimë është se edhe rrëzimi i kësaj qeverie është si pasojë e procesit të dialogut. Ngutia e presidentit Trump që të arrihej një marrëveshje e shpejt ka dërguar në rënien e qeverisë Kurti dhe tani kemi rrëzimin e qeverisë  Hoti. Administrata e ardhshme do shoh se cilat pika janë të favorshme për  të ecur përpara,” ka thënë Bajrami.

Tutje, zgjedhjet e reja ai i sheh si një lajm të mirë për Kosovën, kjo për arsyen se ‘asgjë nuk po funksionon si duhet’.

“Zgjedhjet janë lajm i mirë për Kosovën pasi ka muaj që asgjë nuk funksionon, por këto zgjedhje nuk mund të ndikojnë në mënyrën si funksionon BE dhe si mendon Vuçiq,” shoti tutje Bajrami

Bajrami gjithashtu theksoi se qartësia e pozitës së administratës së re për Kosovën dhe Dialogun do e detyrojë BE-në që edhe ajo të këtë pikëpamje të qarta në këtë proces dhe rrjedhimisht kjo u pamundëson liderëve lokal që ta përdorin dialogun për të qëndruar në pushtet,” th ai.

Kurse Miodrag Miliceviq, drejtor ekzekutiv i OJQ AKTIV tha se nuk e sheh si diçka të mirë rënien e qeverisë, kurse për dialogun tha se serbët lokalë dhe interesat tyre janë lënë jashtë këtij procesi

“Unë konsideroj se rënia e qeverisë nuk është lajm i mirë.Ajo që është e sigurtë, është se interesi i bashkësisë serbe nuk janë të përfaqësuara në këtë proces, nuk janë marr në shqyrtim, gjë që është dashur të bëhet.Në përmirësimin e marrëdhënieve të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, dhe përmirësimin e pozitës së komunitetit serb,”  tha ai.

Tutje ai shtoi se dialogu më shumë ka përkrahje nga serbët në Beograd sesa ata në Kosovë, pa marrë parasysh se nuk e kuptojnë çfarë po diskutohet.

“Gati çdo ditë më pyesin që nga fillimi i këtij dialogu se cilat janë qëllimet dhe objektivat në këtë proces dhe çka duhet të përfaqësojë normalizimi i marrëdhënieve sepse për mua normalizimi nuk përfundon në këtë nivel. Ky bëhet edhe nga përfshirja e bashkësive lokale në proces, nëse vërtet duam të arrijmë një normalizim në të gjitha nivelet. Nëse kjo qasje mungon atëherë kam frikë se kemi lëshuar pikën kryesore.Nga numrat që i kemi përcjellur del që vetëm 20% e përkrahin procesin e dialogut, kurse në Beograd kjo për qindje është shumë më e madhe edhe pse në thelb nuk  e kuptojnë,” shtoi tutje ai.

Për fund Miliceviq theksoi se ajo që është me se e qartë është që në dy anët kemi qëndrime plotësisht të kundërta në këtë dialog, për Prishtinën statusi është i përfunduar kurse në Beograd është shumë vështirë të ndërrohet politika zyrtare.

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në DPC, ka thënë se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë këtë vit më interesant, kurse për dialogun tha se ka më shumë se tre vite që po flitet për marrëveshje finale por që kjo u privatizua nga liderët e dy vendeve për interesa personale

“Pajtohem me atë që serbët e Kosovës janë lënë jashtë këtij procesi. Ky vit pati një fund interesant me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Janë bërë më shumë se tre vite që po flitet për marrëveshjen finale dhe tani po vjen drejt fundit dhe kohë të reja na presin në vitin 2021. Si pikë e dytë kemi pasur disa negociata private për shkëmbim territoresh nga tre persona, nga Vuçiq, Thaçi dhe Mogherini dhe pastaj edhe nga Grenell. Kjo e fundit ishte shprehje e mungesës së Perëndimit në këtë process. Si pikë e tretë, derisa përgjegjësia kryesore bie te BE dhe SHBA, për një tollovi që u bë për më shumë se tre vite, pasi po të kishte angazhim si duhet tani do kishim rezultate të tjera. Kaosi i akterëve politikë në Prishtinë, ku as në Kuvend nuk ka shumicë për të kaluar ndonjë marrëveshje finale”, tha ai.

Weber përmendi disa pika që sipas tij e kanë përkeqësuar procesin e dialogut.

“Keni parë tre elemente të mëdha që e kanë përkeqësuar këtë proces: Si pikë e parë, ne kemi presidentin që ka privatizuar dialogun për interesa personale, që do të thotë se kemi parë një akt tradhëtie nga presidenti i vendit. Si pikë e dytë duke e forcuar presionin e BE-së tek Administrata e Trump dhe duke e lënë mënjanë pozicionin pro-perëndimor të Kosovës në fillim të vitit duke rrëzuar Qeverinë Kurti, duke shkaktuar zënka të brendshme politike dhe duke bërë dëm të madh në historinë politike të Kosovës, duke dashur që të vërë në pyetje gjendjen emergjente si parakusht për një mbyllje totale. Këto gjëra vetëm do e bëjnë më të vështirë situatën edhe pas zgjedhjeve, duke mos harruar edhe zgjedhjen e presidentit vitin e ardhshëm”, tha ai.