Dialogu Kosovë – Serbi, i padobishëm

Gjashtëdhjetë për qind e qytetarëve në Kosovë konsiderojnë se dialogu nuk ka ndryshuar asgjë në marrëdhënie më Serbinë.

Kurse përqindja mes atyre që mendojnë se i ka dëmtuar ose përmirësuar këto marrëdhënie është gati e njëjtë.

Këto janë të dhëna të mbledhura nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Sipas anketës, sa i përket vlerësimit të dialogut që nga fillimi e deri tani rreth 60 për qind e të anketuarve konsiderojnë se nuk ka ndryshuar asgjë, 17 për qind mendojnë se ka përmirësim në marrëdhënie të ndërsjella dhe 16 për qind thonë se janë dëmtuar më shumë marrëdhëniet, kurse 7 për qind nuk janë deklaruar.

Për këtë raport QKSS ka anketuar mbi 1.100 persona gjatë muajve shtator-tetor 2020, në të dy shtetet, Kosovë dhe Serbi.