Zëvendvs Kryeministri Dalibor Jevtiq dhe Kryeministri Ramush Haradinaj - Foto: ZKM

Haradinaj S’flet për Kërkesën e Quint-it për Gjykatën Speciale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar të flasë rreth thirrjes së vendeve të Quint’it që liderët shtetërorë dhe deputetët që të heqin dorë nga nisma për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

I pyetur nga gazetarët rreth kësaj çështjeje, Haradinaj tha se kjo është temë më vete.

Pas takimit me ministrin Nenad Rikalo, Haradinaj u pyet nëse ka biseduar me të si zyrtar i Listës Serbe rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Me PDK nuk kemi bisedu për demarkacion për shkak se kemi qëndrime të ndara. Edhe me Listën Serbe në atë kohë s’i kemi bisedu. Kjo temë ekziston por nuk kemi pasur një bisedë të tillë në lidhje me këtë”, tha ai.

http://kallxo.com/vendet-e-quint-te-shqetesuara-nga-falja-presidenciale-e-te-denuarve-per-vrasje/

Ndryshe, kryeministri tha se me ministrin e Bujqësisë dhe drejtorët e kësaj Ministrie kanë biseduar për përkrahjen e fermerëve dhe bujqve.

“Ka edhe një buxhet i cili u dedikohet fermerëve, prej të cilit buxhet 48 milionë janë të dedikuara në subvencione e grante, 8 milionë janë infrastrukturë”, theksoi Haradinaj.

Kryeministri theksoi se Ministria e Bujqësisë po merr përkrahje të partnerëve ndërkombëtarë dhe donacione.

Ai e falënderoi ministrin Rikalo për punën që po e bën dhe kërkoi që të gjitha subvencionet e grantet të shpërndahen në mënyrë të drejtë.

Ndërsa ministri Nenad Rikallo e njoftoi kryeministrin për aktivitetet e Ministrisë së Bujqësisë dhe për sfidat që është duke u përballur kjo ministri.

Ai theksoi faktin se buxheti për bujqësinë këtë vit është rritur, dhe kjo do të mundësojë realizimin e projekteve të mbështetjes për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.