Foto: ZKM

Haradinaj përuron parkun në Suharekë, shembuj të tillë kërkon edhe për Gërminë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një varg takimesh. Haradinaj, ka vizituar Komunën e Suharekës dhe është takuar me kryetarin Bali Muharremaj.

Vizitën e parë në këtë komunë e bëri në parkun “Shtigjet e Ecjes”, ku tha se Suhareka ka nevojë për plot projekte të rëndësishme.

“Është një ditë pune në Suharekë. Do të marrim pjesë në disa projekte që do të realizohen në ditën e sotme ose konfirmohet përmbyllja e punimeve. Është mirë me fillu me parkun e qytetit”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se nuk kanë hequr dorë në realizimin e projekteve të mëdha në këtë komunë, ndërsa punimet e parkut të qytetit, Haradinajt i lanë përshtypje të mirë ku si kërkesë do të kishte që ndriçim të tillë të ketë edhe në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

“Ndriçimi në Gërmi do të ishte i nevojshëm”, tha Haradinaj.

Edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se sot e përurojnë parkun Shtigjet e Ecjes. Sipas tij ky park do tu shërbejë gjitha moshave.

“Sot e përurojmë parkun shtigjet e qytezës gjatësia është 2.5 km, kjo do tu shërbej gjitha moshave. Vitin e ardhëm do të vazhdojmë edhe me fazë të re 2.5 km tjera”, tha Muharremaj.

Haradinaj, gjatë ditës së sotme do të vazhdoj edhe me vizita të tjera.