Parakalimi i FSK-së - Foto: Presidenca e Kosovës

Haradinaj: Nuk nxitohemi për FSK-në

Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së sotme të Qeverisë ka folur edhe për projektligjet e FSK-së.

Sipas tij, asgjë nuk është me nxitim dhe se do t’i ndjekin procedurat e zakonshme.

Ai ka bërë të ditur se këto projektligje tashmë janë proceduar për në Kuvend të Kosovës, përkatësisht në Komisione parlamentare.

“Për ligjet e FSK-së, ato ndodhen në komisione, janë procedura të zakonshme, nuk e kemi asnjë nxitim, do të ndodhin procedura të leximit të parë, të dytë e të tretë”, tha Haradinaj.

I pyetur nëse FSK-ja pas transformimit do të mund të shkoj në veri të vendit, Haradinaj shkurtimisht u shprehë, se “Ushtria do të jetë pa asnjë kufizim”.

“E drejta në ushtri pa asnjë kufizim, në gjuhën shqipe i bie që ushtria jonë i ka të drejtat e veta”, tha Haradinaj në mes tjerash.