Haradinaj: Mediat e lira, shtyllë e shoqërisë demokratike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se radhitja e Kosovës në vendin e 75-të sa i përket lirisë së shtypit për vitin 2019 është rezultat inkurajues.

“Mediat e lira janë shtyllë e një shoqërie demokratike dhe në këtë drejtim Kosova është duke treguar përmirësime. Një peizazh i medias solide dhe pluraliste nënkupton që demokracia jonë po forcohet dhe pjekur në një drejtim të mire”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e ka renditur Kosovën në vendin e 75 në botë sa i përket lirisë së shtypit.

Sidoqoftë, raporti konkludon se peisazhi mediatik në Kosovë të paktën në shikim të parë është relativisht pluralist dhe shumë media kanë pronarë pa lidhje të drejtpërdrejta politike, gjë që rezulton në politika dhe mendime më të ndryshme editoriale.

Prej vendeve të rajonit Mali i Zi ka renditjen më të ulët për Lirinë e Shtypit, pasi organizata e ka renditur në vendin e 104. Vendet tjera të rajonit kanë këtë renditje: Bosnjë dhe Hercegovina në vendin e 63, Kroacia 64, Serbia 90 dhe Shqipëria në vendin e 82.

https://kallxo.com/reporteret-pa-kufij-kosova-ne-vendin-e-75-per-lirine-e-shtypit/