
Haradinaj: Kosova synon të jetë pjesë e aleancës së shteteve të NATOS-s
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova synon që të jetë pjesë e aleancës së shteteve të NATO-s dhe të jep kontributin e plotë në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të sigurisë, lirisë dhe demokracisë.
Ai këto komente i bëri në takimin e Komitetit Ndërministror për Integrim dhe Anëtarësim në NATO.
“Përgatitjet paraprake të Kosovës për procesin integrues dhe anëtarësues në NATO mund të jenë të dobishme edhe në fazën e formalizimit të këtij procesi në të ardhmen”, tha i pari i ekzekutivit kosovar.
Tutje, kryeministri Haradinaj tha se Kosova po bëhet gati për të marr përgjegjësitë në raport me aspiratën për anëtarësimin e vendit në NATO.
“Kosova ka institucionalizuar aspiratën për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, duke funksionalizuar Komitetin Ndër-Ministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO. Forcimi i marrëdhënieve, prezenca e shtuar në Bruksel, komunikimi strategjik, si dhe përfshirja e Kosovës në programe partneriteti është nisja e Kosovës në NATO”, tha kryeministri Haradinaj në këtë takim.
Qeveria e Kosovës ka themeluar Komitetin Ndër-Ministror për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, më 18 dhjetor 2018, kësisoj.