Foto: Facebook

Haradinaj: Kosova ka marrë drejtim nga familja europiane

Kryeministri Ramush Haradinaj teksa po qëndron në Slloveni në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) u zotua se nuk ka kthim prapa në rrugën europiane të Kosovës.

“Kosova tashmë ka marrë drejtim dhe në këtë rrugëtim drejt familjes europiane nuk do të ketë ngecje e as kthim mbrapa”, shkroi Haradinaj në facebook.

Ai bëri të ditur se Kosova do ta marrë kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) në periudhën 2019-2020.

Haradinaj shkroi më tutje se bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë kanë rëndësi jetike

“Bashkëpunimi ynë është një domosdoshmëri absolute për paqe, siguri, stabilitet, zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët e vendeve tona”, vijoi postimi i Kryeministrit.

Sipas tij, fryma konstruktive dhe respekti i ndërsjellë ndërmjet të gjitha shteteve të rajonit sigurojnë perspektiven dhe rrugëtimin e sigurt drejt integrimit të plotë të tërë rajonit në Bashkimin Europian.