Takim Kurti – Spence. Foto: ZKM.

Kryeministri Kurti takon koordinatoren e OKB-së në Kosovës, rikonfirmohet gatishmëria për bashkëpunim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

Zyra e Kryeministrit ka bërë  të ditur se gjatë takimit u bisedua rreth bashkëpunimin të ngushtë me UNKT, ndërkohë që, siç thuhet në njoftim u rikonfirmua gatishmëria për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi si dhe tejkalimit të sfidave të përbashkëta.

“Znj. Spence përsëriti gatishmërinë e 17 agjencive të Kombeve të Bashkuara që janë të pranishme në Kosovë për të mbështetur synimet e Qeverisë së Kosovës dhe vlerësoi lart bashkëpunimin e deritanishëm, i cili ka rezultuar që Kosova të ketë projekte të përbashkëta me organizatat e Kombeve të Bashkuara në vlerë deri në 46 milionë dollarë vitin e kaluar”- thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Po sipas këtij njoftimin, Spence theksoi gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të mbështetur iniciativat të Qeverisë për arsimin gjithëpërfshirës dhe paqebërës, duke ndarë edhe rezultatet e analizës së UNDP-së për nevojat e familjeve të prekura nga përmbytjet.

ZKM bën të ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për mënyrat e bashkëpunimit mes agjencive të OKB-së dhe qeverinë për mbështetje të fermerëve të vegjël të prekur nga përmbytjet.