Foto: Policia e Kosovës.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për përfshirje në një rast vjedhje.

Personi i cili shihet në fotografinë e publikuar nga policia, dyshohet të jetë përfshirë në një rast vjedhje në maj të këtij viti në kryeqytet.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, vjedhje, që ka ndodhur në maj të vitit 2023, në Prishtinë”- ka thënë policia.

Policia kërkon që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.