Haradinaj: Kam Qejf ta Mësoj Gjuhën e Hegelit, Ajnshtajnit, Mozartit e Gëtes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në hapjen e Qendrës “Goethe”, organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Gjatë fjalës së tij në hapjen e kësaj qendre, Haradinaj tha se në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për ta mësuar gjuhën gjermane

“Ne si Kosovë dhe qytetarët tanë jemi të etur për kulturën e popujve dhe këtë e kemi dëshmuar me aftësinë tonë për të mësuar gjuhën. E di që në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për ta mësuar gjuhën gjermane”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Madje Haradinaj ka deklaruar se edhe ai vet ka dëshirë ta mësoj gjuhën e Gëtes, Ajnshtajnit, Mozartit, Hegelit e etj.

“Edhe unë kam qejf ta mësoj. Gjuha gjermane është prezente në Kosovë, plot e flasin, por ka plot të tjerë që kanë qejf ta mësojnë gjuhën e Gëtes, Ajnshtajnit, Mozartit, Hegelit, gjuhën e plot njerëzve që i njeh bota”, tha kryeministri Haradinaj.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.