Haradinaj i tronditur nga aksidenti me 13 të vdekur në rrugën Shkup-Tetovë
13.2.2019 - 20:49
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga aksidenti ku kanë mbetur 13 të vdekur në rrugën Shkup – Tetovë.
“I tronditur nga aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë. Një tragjedi që po prekë shumë familje, me dhjetëra të lenduar e për fat të keq shumë të vdekur”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të këtij aksidenti.
“Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, ka thënë Haradinaj.
https://kallxo.com/shkon-ne-13-te-numri-i-te-vdekurve-nga-autobusi-i-rrokullisur-ne-rrugen-shkup-tetove/
www.kallxo.com