Haradinaj i telefonon Albin Kurtit pas hospitalizimit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se e ka telefonuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas lajmit se ky i fundit është shtrirë në spital, në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Kam dëgju sot në mëngjes për Albinin. E kam telefonu sot edhe ju kemi ofru edhe si qeveri. Gjithashtu kam bisedu edhe me kolegun e tij Liburnin. Shpresoj që nuk ka naj kijamet, por si qeveri u jemi ofru”, tha Haradinaj të martën në një konferencë për shtyp.

Zyrtari i VV-së, Arben Vitia, më herët konfirmoi se arsyeja e hospitalizimit të Kurtit është një infeksion gripal dhe se gjendja e tij është stabile.

Vitia po ashtu ka thënë se shumë shpejt Kurti do të lirohet në shtëpi.

https://kallxo.com/albin-kurti-shtrihet-ne-spitalin-e-infektives/