Kryeministri Haradinaj në seancën e Kuvendit.

Haradinaj: Është bërë punë në këtë vend

Armend Zemaj, tha se një dekadë pas shpalljes së pavarësisë së saj Kosova vazhdon të ketë vështirësi që të bëhet shtet funksional.

“Krimi, korrupsioni janë dhe mbeten kërcënim për shtetin e së drejtës dhe sundimin të ligjit. Zhvillimet e Kosovës si një shtet funksional vazhdojnë të jenë të brishta, sidomos pas ardhjes së kësaj qeverie të koalicionit. Raporti për vendin konsideron se Kosova mbetet në fazën fillestare akoma në luftën kundër korrupsionit me një progres të kufizuar”, tha Zemaj.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se duhet të shikohet nëse insituconet e ndërtuara gjyqësore dhe prokuroriale a janë duke arritur të kryejnë punën e tyre në luftimin e korrupsionit.

“Pyetja ime është nëse të gjitha mekanizmat ose institucionet që kemi krijuar e ndërtuar janë duke arritur të kryejnë punën e tyre dhe a kemi ndonjë pasqyre të qartë të shkaqeve të cilat potencialisht mundësojnë që këto institucione ta kryejnë në masën e duhur detyrën dhe përgjegjësinë për të cilat janë edhe përgjegjëse”, tha Beqaj.

Shqipe Pantina, tha se interpelanca po bëhet në bazë të një raporti që nuk e kanë deputetët dhe sipas saj do të ishte më lehtë që diskutimin e tyre ta bazonin mbi atë raport.

“Pasi nuk e kemi raportin është vështirë që të besojmë se kush po e thotë të vërteten apo jo. Por, ajo që dijmë dhe është e sigurt është se vendi jonë ka probleme të theksuara me korrupsionin dhe luftën e pa mjaftueshme kundër tij.

Ramush Haradinaj, tha se nuk ka ardhur që ta fsheh gjendjen në vend.

Ai tha se Policia e Kosovës është sfidë duke e ditur se plot prej tyre janë afër pensionimit.

Sipas tij në Kosovë që nga paslufta gjendja është më e mira.

“Në Kosovë gjendja nuk është mu lavdu po nëse i pyesni këto institucione kanë me thënë që nga ekzistenca jonë asnjëherë më shumë në funksion nuk kemi qenë”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka siguruar që është bërë punë në këtë vend dhe se nuk ka raport dhe se nuk ka arsye me fsheh raportin nëse sipas tij e ka dërguar BE-ja.