Hapet në BKK ‘Pjetër Bogdani’ ekspozita e krijuesit Rifat Kasapolli
Krijuesi Rifat Kasapolli ka hapur sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës një ekspozitë artistike –instalacione, pa emër, me vepra të krijuara duke përdorur materiale të ndryshme të nxjerra jashtë përdorimit.
Punime artistike të punuar me xhinse të bëra gati për t’u hedhur në koshin e mbeturinave, e materialeve tjera, do të qëndrojnë për dy javë të ekspozuara në njërin nga holet e BKK-së “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.
Kuratori i kësaj ekspozite ka pohuar me këtë rast se kjo ekspozita është diçka që për herë të parë që po ndodh dhe shumë e veçantë, si në aspektin artistik po ashtu edhe atë kuratorial.
“Lecka, me materiale prej tekstilit, kadifes që japin forma abstrakte, por edhe reale, e veçonin ekspozitën”, ka thënë ai, duke shtuar se ky ishte vetëm një cikël pa titull me qëllim që vizitori t’i vendos vetë titull punimeve, të jenë sa më shumë subjektive kur ballafaqohen me to”, ka pohuar ai.
Ndërkaq ka thënë se përveç tetarësh kjo ekspozitë ka edhe elemente erotike, brenda formave abstrakte, vetëm se vizitori duhet të koncentrohet më shumë dhe punimet përveçqë janë dydimensionale ato janë edhe tridemensionale, instalacion në pikturë.
Kurse artisti Kasapolli ka pohuar se ekspozita është gërshetimi artit dhe tekstilit- zanatit të rrobaqepësisë të trashëguara nga familja, dhe ky gërshetim sipas tij krijojnë një fuqi artistike.
“Jo veç në këtë epokë, por edhe në epokat e mëhershme, zanati ka bashkëpunuar me artin, të dyja këto shkojnë bashkë”, tha krijuesi Kasapolli.