Artisti Rifat Kasapolli ekspozon në BKK ‘Pjetër Bogdani’

Të hënën, më 21 janar 2019 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani’ do të hapet ekspozita me piktura- instilacione të dizajnuara nga artisti  Rifat Kasapolli.

Ekspozita do të hapet duke filluar nga ora 12:00 dhe do të qëndrojë e hapur për dy javë në BKK, “Pjetër Bogdani”, ndërsa do ta përbëjnë ca lecka, xhinse të vjetruara e materiale të ndryshme.

Kurator i ekspozitës është Ilir Muharremi, ka pohuar për Kallxo.com se qëllimi i ekspozitës është që të prezantohet puna e barë nga artisti përmes riciklimit në art.

“Ajo çfarë kujtojmë e që është e rëndësishme, është se gjërat që hedhim në koshin e plehrave, xhinseve të vjetruara, fanella të dala jashtë mode, atlete, mund të kthehen në vepra të mrekullueshme arti”, ka thënë Muharremi.

Ai ka shtuar se ekspozita nuk ka emër, duke i lënë vetë vizitorin që ta emërojnë atë sipas përshtypjes së tyre.