Promovohet në Prishtinës libri ‘Mesjeta ime’ i Ag Apollonit

Krijuesi Ag Apolloni ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani’ librin “Mesjeta ime”.

Libri përbëhet prej 10-të ese me tituj latin si: Obscura, Vulgus, Doctrina, Pelegrin, Allegoria, Persona, Schisma, Templarius, Inquisitio dhe Memento, përmes së cilëve trajtohen probleme te aktualitetit te sotme, sidomos ‘transformimet’ e mëdha që po kalon kultura kosovare, ku antivlera vlen më shumë se vlera dhe krijimtaria e mirëfillta.

Përmes këtyre eseve autori përveç se rrëfen autobiografinë e tij, ai shtron edhe shumë problem që përballet një krijues në mesin e jetës së tij.

Për studiuesit që fole në promovim, libri “Mesjeta ime” është   manifest i jetës së shkrimtarit dhe të 35 viteve ku autori përmes konceptit biblik mundohet që ta kuptojë gjysmën e jetës të ndarë në 12 kapituj të cilët ju ngjajnë 12 muajve kalendarik, njëkohësisht mesjetën e tij, autori e ka rikonceptualizuar dhe e ka përdorur si metaforë në rrëfimin e jetës së tij.

Ndërkaq autori i librit Apolloni ka pohuar ndër të tjerash se libri nis me një problem që e ka shqetësuar vazhdimisht se duhet t’ i besojë frymëzimit apo duhet që këtë frymëzim ta gjejë vetëm nëpër librat.

“Në këtë libër jam marrë edhe me një koncept i cili në shqip do quhej “frymë e lokacionit. Shumicën e njerëzve kur rri e shoh që dëshpërimi i tyre imponohet pikërisht nga kjo, mungesa e frymës së vendit”, ka thënë ndër të tjerash Apolloni, autori i librit “Mesjeta ime”.

Libri  është promovuar javën e kaluar edhe në qytetin e Kaçaniku nga vjen edhe autori Ag Apolloni.