Shënohet 110 vjetori i Kongresit të Manastirit

Biblioteka Kombëtare e Kosovës e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë kanë shënuar të martën, më 6 nëntor 2018, 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Për shënimin e këtij përvjetori, dy bibliotekat Kombëtare, në bashkëpunim edhe me fondacionin arsimor, kulturor dhe humanitar, “Alsar”, kanë organizuara konferencë shkencore, “Lumo Skendo’ dhe themelimi i revistës ‘Diturija’, Promovimin anastatik të kësaj reviste botuar brenda viteve 1909 deri më 1929 dhe Hapjen e ekspozitës, “Abetarja shqipe- 1906-1208-ilustrime dhe tipografi”, me koleksionet që ruhen në BKK “Pjetër Bogdani”.

Duke folur më këtë rast, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, ka thënë se Kongresi i Manastirit, Kongresi i Manastirit përfundimisht e shpëtojë gjuhën shqipe nga përdorimi i alfabeteve terja, dhe për këtë një meritë të madhe ka edhe Mithat Frashëri, i njohur edhe me emrin Lumo Skendo, të cilit iu kushtua edhe konferenca shkencore.

“Kjo konferencë do të shërbej si derë e fortë dhe për ta mbajtur aktuale fuqinë e Lumo Skendos, sidomos nën kujdesin e shkencëtarëve të njohur që kanë një qasje të veçantë studimi”, ka thënë ai.

Drejtori Gajraku ka thënë më pas se promovimi anastatik i revistës “Diturija”, themelues i së cilës ishte Mithat Frashëri, konferenca dhe ekspozita me koleksionin e abetareve që ruhen në BKK, “Pjetër Bogdani” janë rast për të kujtuar rëndësinë e Kongresit të Manastirit dhe kontributit të Lumo Skendos, rendësinë e gjithanshme që ka Kongresi i Manastiri për kombin shqiptar, jo vetëm në aspektin kulturore dhe historik.

Zv/ministrja e Kulturës, Leonora Morina -Bunjaku, duke përshëndetur këtë aktivitet ka pohuar se Kongresi i Manastirit ka një rëndësi të madhe për historinë e gjithanshme të shqiptare, i cili siç ka thënë ai, i dha fund praktikës së shkrimit të shqipes me disa alfabete.

“Kjo ngjarje përveç tjerash është edhe një tregues i orientimit dhe projektimit i shqiptarëve pro-perëndimor, në rrafshin politik dhe strategjik”, ka thënë zv/ministrja Morina -Bunjaku

Persina Asllani, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ka thënë se revista “Diturija” është një monument kulture, revistë e cila ka thënë Asllani përbën një thesar të kulturës.

“Revistat kulturore janë një nga kapitujt më domethënës të historisë së shqiptarëve me të cilat lidhen emra të mëdhenj me momente të mbrehta historike”, ka thënë ndër të tjerash Asllani.

Kurse Mehdi Gurra, kryetar i fondacionit “Alsar”, ka thënë ndër të tjerash se një konferencë e tillë jep një mundësi për të studiuar më thellë kontributin e Lumo Skendos, ndërsa ka pohuar se botimi anastatik i “Diturisë”, vjen si një dëshmi e kontributi që ka dhënë Frashëri për historinë kombëtare.

“Diturija e Frashërtit është një thesar me rëndësi për kulturën tonë dhe një dëshmi e kontributit që kanë dhënë Frashërit për dije dhe kulturën shqiptare”, ka thënë ndër të tjerash Gurra.

Më pas është bërë promovimi anastatik i revistës Diturija, dhe ekspozita “e koleksioneve të “Abetarja shqipe (1906-1208) ilustrime dhe tipografi”.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të festimeve të përbashkëta për shënimin e Vitit të Skënderbeut, ndërsa një konferencë e tillë është mbajtur kohë më parë në Tiranë.