‘Hanibali i nëntokës’ jepet sot në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj

Shfaqja  ‘Hanibali i nëntokës’ me tekst të dramaturgut bullgar Hristo Boytchev dhe regji të Fatlum Hazirit, jepet sot në ora 20:00, reprizë në Teatrin “Adriana Abdullahu” në Ferizaj.

Shfaqja vjen si një retrospektivë e temave socio-politike që kanë përcjellë shoqërinë që nga kohërat më të hershme e deri më sot, ku problemet globale janë sjell në rrethana të ndryshme.

Probleme këto të cilat preokupojnë edhe publikun e sotëm, i cili përmes kësaj shfaqje do të jetë një vëzhgues i atyre ngjarjeve që ballafaqohet çdo ditë në jetën reale.

Në shfaqje luajnë: Mevlan Saraçi, Edona Berisha- Bekteshi, Ali Krasniqi, Jajush Ramadani, Uratë Shabani, Dashuri Rexhepi.