Drama ‘Nata e Gretës’ jepet sot premierë në Ferizaj

Teatri “Adriana” i qytetit të Ferizajt shfaq sot në mbrëmje, në ora 20:00, premierën e dramës, “Nata e Gretës” me tekst të Ingmar Villqist me regji të Ben Apollonit.

Shfaqja është përplot situata dramatike, komike e tragjike dhe rrëfen historinë e një gruaje e cila kalon nëpër sfida të ndryshme duke mbrojtur një vajze me zhvillim të vonuar nga politika naziste gjatë fushatës së pastrimit të racës ariane.

Në shfaqje luajnë: Gresa Gashi e Arjola Demiri, kurse përveç regjisë Apolloni ka bërë edhe kostumet dhe skenografinë.

Shfaqja do të ketë edhe një reprizë nesër mbrëma në Teatrin “Adriana”  në Ferizaj.

 

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!