Sot mbyllet Festivali i Teatrove në Ferizaj

Me ndarjen e çmimeve, mbyllet sonte edicioni i 53-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj (FTF).

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të 53-të të FTF-së fillon në ora 20:00 në Teatrin “Adriana Abdullahu” (Teatri ‘Adriana’) në Ferizaj.

Përveç çmimeve tradicionale, këtë vit organizatorët kanë vendosur të ndajnë edhe çmimin e veçantë “Yll në ardhje”, i cili do t’i jepet një artisti të ri të teatrit, që sjell veçanti kreative a performuese.

Para ndarjes së çmimeve, sonte në program është edhe shfaqja e dramës, “Unë jam vetë gruaja” me regji të Kushtrim Kolitit.

Edicioni sivjetëm i FTF-së ka nisur më 27 gusht me prezantimin e shfaqjeve nga disa teatro shqiptare, nga Kosova,  Maqedonia e Veriut e Shqipëria.