Dita e 6-të e Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Në Ferizaj po vazhdon të mbahet edicioni i 52-të i Festivalit të Teatrove (FTF).

Në ditën e 6-të të këtij festivali do të shfaqet drama “Mjekimi”.

Ndërkaq, po sot në kuadër të FTF-së do të mbahet edhe një punëtori për teatrin.

Edicioni i 52-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj ka nisur më 1 tetor, ndërsa mbyllet nesër më 7 tetor 2022.

Festivali po mbahet në  Teatrin e Qytetit të Ferizajt “Adriana Abdullahu”.