‘Unë jam vetë grua' shfaqet në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj

Shfaqja “Unë jam vetë grua” me tekst të Doug Wright dhe regji nga Kushtrim Koliqit, shfaqet të enjten e ardhshme, më 6 shkurt 2020, në Teatrin e Qyteti të Ferizajt, “Adriana Abdullahu”.

Shfaqja është prodhim i Teatrit të Qytetit të Prishtinës, “Dodona”, ndërsa tregon historinë e jetës së jashtëzakonshme dhe me shumë dritëhije të transgjinores Charlotte von Mahlsdorf nga Gjermania, që i mbijetoi regjimit Nazist dhe të Stasit.

Teatri “Adriana” përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se shfaqja prishtinase do të shfaqet të enjten e ardhshme  në ora 20:00 në këtë teatër.

“Të enjten më 6 shkurt nga ora 20:00 në Teatrin “Adriana” do të jepet shfaqja “Unë jam vet grua” nga Doug Wright dhe me regji nga Kushtrim Koliqi dhe luajtur nga Ardian Morina.

Shfaqja tregon historinë e jetës së jashtëzakonshme dhe me shumë dritëhije të transgjinores Charlotte von Mahlsdorf nga Gjermania, që i mbijetoi regjimit Nazist dhe të Stasit”, thuhet në njoftimin e Teatrit ‘Adriana” të Ferizajt.

‘Unë jam vetë grua’ e vendos realitetin transgjinor në skenë

.