Grabitje në një pompë derivatesh në Gjakovë

Një grabitje ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në një pompë derivatesh në Gjakovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

Ai tha se në këtë rast nuk ka të lënduar dhe se ende nuk janë arrestuar personat e dyshuar.

“Mbrëmë ka ndodhur një grabitje në një pompë derivatesh në Gjakovë. Janë grabitur 600 euro kesh. Nuk ka persona të lënduar. Dy persona të maskuar kanë kryer grabitjen ende nuk janë identifikuar”, tha Gjokaj.