Gjykata e dënon KEDS-in me 10 mijë euro (Dokument)

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka gjobitur KEDS-in me 10 mijë euro për mos respektimin e aktvendimit mbi caktimin e përmbarimit të formës së prerë dhe urdhrit të përmbarimit.

“Shqiptohet gjoba në të holla në shumën prej 10,000 euro kundër debitorit të përmbarimit: “Kompanisë Kosovare për Furnizim për Distribuim të Energjisë Elektrike – KEDS” me seli në Prishtinë, për shkak të mos respektimit të aktvendimit mbi caktimin e përmbarimit të formës së prerë dhe urdhrit për përmbarim CP.nr.3086/16 të dt.20.11.2018″, thuhet në aktvendim.

KEDS obligohet që gjobën ta paguaj brenda 15 ditëve.
Lajmi është konfirmuar nga avokati Nasuf Hasani.

Po ashtu në vendimin e Gjykatës thuhet që gjoba do të përsëritet nëse KEDS vepron në kundërshtim me këtë urdhër.