Ilustrim

Gjuajtje me armë në mes të ditës në Prishtinë

Dy persona të panjohur kanë sulmuar një person tjetër në mes të ditës në kryeqytet.

Sipas raportit policor në rrugën “Agim Ramadani”, gjatë ditës së djeshme viktima ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur, ku më pas njëri prej tyre me një armë kishte shtënë në tokë afër tij, e më pas ishin larguar.

Si dëshmi materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.

Policia nuk ka raportuar për të lënduar ndërsa thuhet se njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.