Foto ilustruese: Pixabay

Gjilan, mashtrohen nga një kompani turistike

Dy viktimat vajza kanë raportuar në polici se janë mashtruar nga i dyshuari mashkull, pronar i një agjencie turistike,  duke u marr të holla për rezervime të pushimeve turistike.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kjo agjenci është kontrolluar, por nuk  është gjetur asgjë e dyshuar pasi që i dyshuari kishte hequr shtëpizën e kompjuterit dhe dokumentacionet tjera.

I dyshuari nuk ishte takuar pasi që i njëjti kishte ikur dhe ndodhet në arrati. Rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme.