Policia në Shqipëri - Pamje nga faqja "Policia e Shtetit"

Policia në Shqipëri - Pamje nga faqja "Policia e Shtetit"

Arrestohet 30 vjeçari, ishte në kërkim nga Policia e Shtetit 

Policia e Shtetit ka njoftuar se një 30 vjeçar është arrestuar ndërsa ishte shpallur në kërkim nën dyshimet për përfshirë në vepra penale të mashtrimit. 

Policia ka njoftuar se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim R. H., 30 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë në rrugën “Dalip Topi” dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Kriptonite”, të zhvilluar më datë 28.12.2023, nga strukturat e policisë në Korçë për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.