Foto: Ilustrim

Mitrovicë, arrestohet një person, dyshohet se përfitoi rreth dy milionë euro duke mashtruar qytetarët

Personi me inicialet J.M. është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin se ka përfituar rreth dy milionë euro përmes mashtrimit të qytetarëve.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria e Mitrovicës sot më 19.03.2024. Sipas Prokurorisë, i njëjti dyshohet se këtë e ka bërë në periudha të ndryshme, nga viti 2021 e deri në muajin korrik të vitit 2023.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M,. me dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro”- thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, i dyshuari me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh dhe në afatin e paraparë ligjor Prokuroria do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit.