
Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com
Vushtrri, një personi i hakohet Facebook-u, mashtruesi i zhvati 1,500 euro një miku të tij
09.3.2023 - 12:32
Policia e Kosovës ka bërë të ditur një person nga Vushtrria është ankuar se persona të panjohur i kanë ndërhyrë në llogarinë e tij në Facebook, duke u kërkuar pastaj miqve të tij para për arsye shërimi.
Sipas policisë, një nga miqtë e ankuesit ka rënë viktimë e këtij mashtrimi duke i dërguar përmes Wester Unionit 1500 euro një personi në Tiranë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë ndërhyrë në llogari të tij Facebook dhe nga miqtë e tij kanë kërkuar të holla për arsye të shërimit, ku njëri nga miqtë përmes Wester Union ka dërguar 1500 euro një personit në Tiranë”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia thotë se rasti është duke u hetuar.