Foto: Ministria e FSK-së

Gjenerali Kollçaku: Shqipëria Angazhohet Për Transformim të FSK-së

Gjenerali shqiptar,  Bardhyll Kollçaku, qëndroi sot në Ministrinë  e FSK-së ku u takua me ministrin Rrustem Berisha dhe komandantin e FSK-së Rrahman Rama.

Kollçaku ka thënë se Shqipëria mbështet fuqishëm transformimin në ushtri të kësaj force dhe se  edhe gjatë vitit të ardhshëm do të shikohet mundësia që FSK-ja të merr pjesë edhe në operacione të NATO-s./21Media