Qendra e votimit "Sveti Sava"

Gjendje e qetë e zgjedhjeve në veri të Mitrovicës - FOTO

Në katër komunat e veriut të Mitrovicës, po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme ku të drejtë vote kanë 57.983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Sipas fotografive të dërguara nga ekipi i KALLXO.com, që po qëndron në Komunat Veriore për të monitoruar zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2019, gjendja është e qetë dhe deri më tash nuk është raportuar ndonjë incident.

Zgjedhjet po mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime në katër komunat veriore deri në orën 11:00.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se procesi i votimit në 44 qendrat e votimit në katër komunat veriore është duke vijuar pa ndonjë problem.

Sipas Dakës, deri në orën 11:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 9 mijë 361 qytetarë me të drejtë vote nga 57 mijë e 983 sa është numri i përgjithshëm i tyre në këto katër komuna.

Qendra e votimit në Shkollën Teknike në Mitrovicë
Qendra e votimit “Sveti Sava”
Qendra e votimit “Sveti Sava”
Qendra e votimit në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë
Qendra e votimit në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë
Qendra e votimit në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë