FOTO ILUSTRIM

Gjenden Mbi 100 Bomba në Tepelenë

Mbi 100 bomba që dyshohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore, janë gjetur në lumin e Bënçës në Tepelenë.

Bombat kanë dalë në bregun e lumit dhe janë pikasur nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë.

Ndërkohë forcat e xhenios, shkuan në vendngjarje për të realizuar asgjësimin e tyre.

Ndërkohë zona është izoluar dhe po mbahet nën ruajtjen e Policisë së Shtetit, e cila ka siguruar perimetrin në mënyrë që asnjë kalimtar apo automjet të mos rrezikohet nga shpërthimi i mundshëm i bombave. /21Media