Foto: Policia e Shtetit

Tepelenë, shtetasi amerikan rrëzohet në Kanionet e Pesturës, Policia, zjarrfikësit e banorët i dalin në ndihmë

Policia e Shqipërisë njofton se në fshatin Progonat, Tepelenë, në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës”, është rrëzuar shtetasi amerikan W. L., 20-vjeç.

Sipas njoftimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e spitalit dhe banorë të zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen e 20-vjeçarit nga vendi ku ishte rrëzuar.

Tutje Policia bënë të ditur se shtetasi W.L. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas Policisë, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.