Aksident i rëndë në Shqipëri, në mesin e të lënduarve edhe katër fëmijë

Një aksident i rëndë me shtatë të lënduar ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin “Levan-Tepelenë” në Shqipëri, raporton TopChannel.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë; 12-vjeç, 10-vjeç, 9-vjeç dhe 2-vjeç.

“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan”  me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”- thuhet në njoftimin e Policisë, raporton TopChannel.