Gjen në Oborr Tre Kalashnikovë dhe 138 Fishekë

Një person ka raportuar se ka gjetur armë e municione në oborrin e tij.

Sipas raportit ditor të policisë, një person në fshatin Vitomiricë, gjatë ditës së djeshme ka raportuar në polici se ka gjetur municion në oborrin e tij.

Sipas policisë, në kopsht janë gjetur një fuqi me 138 copë fishekë të kalibrave të ndryshme dhe tre kallashnikovë.

Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, deri sa njësiti për deminim i Forcave të Sigurisë së Kosovës ka bërë tërheqjen e municionit në mënyrë të sigurtë.