Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Gjakovë, gjatë fjalosjes me gruan, burri ekspozon armën

Policia e Gjakovës ka arrestuar një person, i cili gjatë fjalosjes me bashkëshorten e tij kishte ekspozuar armën.

Në raportin 24-orësh, Policia thotë se burri është arrestuar pasi ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe konfiskuar  një pistoletë “Zastava”, 17 fishekë të kal. 7.65, një pushkë ajrore “Stoeger”, dhe një palë dylbi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë familjare dhe armëmbajtje pa leje.