Gjakova Pret t’i Sjellë në Prishtinë 5 Mijë Protestues

 

Degët e opozitës së bashkuar në Gjakovë kanë mbajtur konferencë për media në të cilën kanë dhënë detaje për përgatitjet për nisjen e protestuesve nga kjo komunë drejt Prishtinës në protestën e nesërme

Sekretarit Organizativ i degës së AAK-së në Gjakovë, Xhavit Alijaj, tha se pret që nga Gjakova në Prishtinë të shkojnë rreth 5 mijë protestues.

“Tashmë janë angazhuar 27 autobusë, 8 minibusë, 18 kombibusë dhe 380 vetura për bartjen e qytetarëve të Komunës së Gjakovës drejt Prishtinës. Nisja e organizuar bëhet nga secili fshat i komunës së Gjakovës, në orën 11:00, si dhe nga qyteti. Sipas raporteve nga struktura jonë në teren, deri më tani pjesëmarrjen në protestë e kanë konfirmuar mbi 5,000 qytetarë të Komunës së Gjakovës”, tha Alijaj.