Ambasadorët të Kënaqur me Fundin e Protestës

Ambasadori i Amerikës në Kosovë Greg Delawie dhe ai britanik Ruairi O’Connell kanë përshëndetur përfundimin paqësor të protestës së sotme të opozitës.

“I kënaqur të shoh ditën e bukur të pavarësisë. Në Kosovë protesta ishte paqësore”, ka shkruar Ambasadori Delawie në llogarinë e tij në “Twitter.

Ndërsa homologu i tij britanik  duke vlerësuar se protesta është e drejtë fundamentale demokratike tha se është i kënaqur që protesta e sotme kaloi në mënyrë paqësore.

“Shpresoj se kjo paraqet një vendim nga opozita që të heqë dorë nga dhuna”, tha ai.

Më tutje Ambasadori O’Connell ka thënë se shpreson që qeveria mund t’u përgjigjet qytetarëve për shqetësimet që kanë rreth korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

“U bëj thirrje të dyja palëve që të përdorin dialogun për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre politike” Çdo hap pozitiv i marrë nga politikanët e Kosovës mund të ndihmojë në ndërtimin e një kulture të fortë demokratike në këtë vend porsalindur”, tha Ruairi O’Connell.