Atmosfera  në Prishtinë, Pas Protestës

Protesta e sotme e opozitës përfundoi pa ndonjë incident dhe menjëherë pas fjalimeve të zyrtarëve opozitarë, sheshi filloi të pastrohet nga kompanitë e pastrimit por edhe nga qytetarët dhe zyrtarët e AAK-së.

Kamera 360 e KALLXO.com ka kapur edhe pamjet e monumentit “Newborn” pas përfundimit të protestës, i cili ndërroi pamje për ditën e pavarësisë së Kosovës.

Pasi protestuesit u larguan nga sheshi, aty mbetën vetëm kalimtarë dhe njerëz të cilët po festonin pavarësinë të mbledhur rreth dy performuesve të muzikës folklorike.

Edhe policia i largoi autoblindat të cilat kishin qenë në gjendje gatishmërie për protestën e sotme.