Ramush Haradinaj Pastron Sheshin Pas Protestës

Sapo ka përfunduar protesta e partive opozitare në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka hequr kollaren dhe i është përveshur punës në pastrimin e mbeturinave që i kishin lënë protestuesit.

Atij i janë bërë krah edhe një numër i mbështetësve të protestës në këtë iniciativë.

KALLXO.com e ka xhiruar Haradinajn në këtë ndërmarrje të tij, ndërsa ai vetë nuk ka dashur ta ndërprejë punën për të bërë një koment.

[interaction id=”56c4b07fee2dfdd36051c5ea”]