Ilustrim

U Zunë me Benzinë Para Protestës, Lirohen Menjëherë

Pesë të arrestuarit e djeshëm gjysmë ore para protestës së opozitës, janë liruar nga Policia e Kosovës pasi janë intervistuar.

Policia e Kosovës, në kohën e mbajtjes kur po zhvillohej protesta e djeshme në Prishtinë, njoftoi se kishte arrestuar pesë persona pasi u ndaluan në një veturë në të cilën u gjet një bidon me benzinë dhe një shkop bejsbolli.

Policia tha se dyshonte që mjetet ishin të destinuara “të përdoreshin për ndonjë aktivitet të dhunshëm”.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, tha se të pestyit janë liruar.

“Të arrestuarit, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Borovci për KALLXO.com.

http://kallxo.com/policia-gjen-benzine-ne-nje-veture-dyshon-se-do-te-perdorej-ne-proteste/ [interaction id=”56c5a405b6c51fb652e90e32″]