Marija Skrinjar, gazetari i zhdukur kroat, Foto: Balkan Insight/Nestali.hr

Gazetari kroat i zhdukur për më shumë se një javë

Mediat kroate kanë raportuar se Marijo Skrinjar, gazetar i faqes lokale të lajmeve ‘Zg-Magazin’, është zhdukur për më shumë se një javë pasi ka hipur në një tren nga qyteti Kutina në Zagreb.

Gazetari kroat, Marijo Skirnjar, i cili punon në ‘Zg-Magazin’, nuk është parë për më shumë se një javë, raportojnë mediat kroate dhe shumë nga kolegët e tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Sipas të dhënave kombëtare për personat e zhdukur, Skrinjari u pa për herë të fundit më 26 qershor, duke hipur në një tren nga qyteti qendror i Kutines në kryeqytetin e Zagrebit.

Srkinjar është 43 vjeç dhe jeton në qytetin Petrinja në Kroacinë qendrore.