Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Aksidenti i autobusit nga Kosova në Kroaci, reagon Ministria e Punëve të Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar lidhur me aksidentin e autobusit të kompanisë kosovare “Deva Tours” që ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në Kroaci.

Sipas MPJD-së, autobusi me 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.

Ndërsa kanë njoftuar se nga informacionet e deritanishme të marra nga autoritetet kroate asnjë nga udhëtarët nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut”- thuhet në njoftim.

Tutje kanë thënë se informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojnë sapo të kenë të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate.

Një autobus i kompanisë kosovare “Deva Tours” është përfshirë në një aksident trafiku sot rreth ores 18:00 në Dubrovnik, në Kroaci.

Nga kjo kompani kanë njoftuar se pasagjerët dhe stafi që kanë qenë në autobus nuk kanë pësuar lëndime.

Autobusi po transportonte udhëtarë nga Kosova drejt Gjermanisë.