foto: Ilustrim

Fushë Kosovë, burri sumon gruan

Një grua ka kërkuar ndihmën mjekësore pasi ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj. Ngjarja siç njofton Policia ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë.

Siç bën të ditur Policia, bashkëshorti i dyshuar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.