Foto: Komuna e Vitisë

Fushata Kundër Kancerit të Gjirit Nis Nga Vitia

Në komunën e Vitisë është mbajtur një ecje vetëdijësuese në lidhjen me muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, me moton, “Zbulimi i Hershëm – Mbijetesë” e cila shënon nisjen e fushatës kundër kësaj sëmundjeje.

Doktoresha, Vjollca Kadolli-Halili, mjeke në QKMF në Viti tha se në 9 mujorin e parë të këtij viti në Kosovë janë zbuluar 1128 raste të reja me kancer të gjirit, thuhet në komunikatën e lëshuar nga komuna e Vitisë.

Në këtë aktivitet është organizuar edhe një ligjëratë, ku është bërë me dije se në Komunën e Vitisë në tre vitet e fundit ka pasur rritje të numrit të të prekurve nga kanceri i gjirit, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Komuna e Vititsë.

Aktivitetet më rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirin kanë filluar me qytetin e Vitisë.

Në muajin tetor mbahen fushatat për vetëdijesimin dhe parandalimit të kancerit të gjirit.

Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë, tha se kjo komunë në vazhdimësi ka mbajtur ligjërata vetëdijësuese.

“Komuna e Vitisë për 4 vite me radhë ka organizuar ligjërata vetëdijësuese për sëmundje të ndryshme, por me theks të veçantë për sëmundjen e kancerit të gjirit, si një sëmundje e cila po mere hov çdo ditë e më shumë dhe po merr jetë të shumë grave dhe vajzave të reja, jo vetëm në Kosovë ,por edhe në nivel global”, tha Haliti.

Edhe vitin e kaluar janë mbajtur fushata të tilla.

http://kallxo.com/fushate-per-vetedijesim-dhe-parandalimin-e-kancerit-te-gjirit/